Bedri Hamza premton në Pejë përfundimin e autostradës Prishtinë-Pejë dhe të projektit Borea në Rugovë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sonte një tubim me qytetarët e Pejës.

Hamza ka thënë se Peja është qytet i intelektualëve, dëshmorëve dhe kampioneve e kampionëve.

“Jeni prej tatimpaguesve më të mëdhenj në Kosovë, ende nuk është përfunduar rruga. Paratë kanë qenë të siguruara, rruga Pejë-Prishtinë nuk është përfunduar. Ne do ta përfundojmë këtë rrugë. Do ta modernizojmë hekurudhën Pejë - Fushë Kosovë dhe atë Prizren – Klinë - Fushë Kosovë dhe do t’i elektrifikojmë hekurudhat. Do ta përmirësojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën. Sot vizitova Rugovën, është shumë e bukur. Sigurisht që shteti duhet ta kryejë pjesën e vet të punës. Ka nevojë për investime. Këtë punë duhet ta bëjë qeveria. Të krijojë kushte që të zhvillohet Rugova, të zhvillohet turizmi agrar, malor dhe do të përfundohet projekti i Boreas. Unë do i qëndroj prapa kësaj”, ka thënë Hamza.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se Peja ka shumë çfarë të fitojë nga programi i tij për qeverisjen e ardhshme.

Videomateriali për televizionet: https://we.tl/t-1S0OZr8HR2


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.