Çështjen e librave e zgjidhi para 15 vjetësh Hashim Thaçi, Qeveria Kurti e prishi edhe këtë – reagon Memli Krasniqi

Pas lajmit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavi, se këtë vit nuk kanë arritur marrëveshje me shtëpitë botuese për librat e filloristëve, ka reguar krytari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke kritikuar qeverinë për të dështuar dhe kujtuar se “këtë çështje e kishte zgjidhur rreth 15 vite më parë ish-kryeministri Hashim Thaçi, duke u lehtësuar sadopak barrën e shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, përmes sigurimit të librave falas”.

“Skandali nuk po ia pret skandalin kësaj Qeverie. Tani, përveç rritjes së kostos së jetesës, përmes rritjes së çmimit të energjisë e produkteve bazike ushqimore, papunësisë e korrupsionit masiv, prindërit e rënduar ekonomikisht nga keqqeverisja e këtij pushteti duhet që të blejnë edhe librat për fëmijët e tyre”, shkroi Krasniqi në Facebook, pas njoftimit të Nagavcit se meqë s’kanë arritur marrëveshje me Shtëpitë Botuese, librat duhet t’i blejnë vetë prindërit me rimbursim nga Qeveria.

“Mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla”, shkroi Krasniqi.

“Kur ne po flasim për paaftësi qeverisëse – kjo është ajo për të cilën e kemi fjalën konkretisht. Dështimi për të përmirësuar jetën e qytetarëve, në çfarëdo aspekti. Për më keq, përmes veprimeve të tyre, kjo Qeveri vetëm sa po e rëndon dhe po e bën më të papërballueshme mbijetesën e familjeve të vendit tonë”.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.