Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në profilin e saj në Facebook ka shkruar se e ka marrë malli që në Kosovë të ketë investime kapitale.
Tutje ajo ka shtuar se e ka marrë malli edhe për rritje rrogash për mësuesit, mjekët e policët.
Pjesë e kësaj liste janë edhe reduktimet e energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
Mua për shembull më ka marrë malli me
pasë investime kapitale në Kosovë. Kjo qeveri ka
shpenzuar vetëm 9%të buxhetit.
Më ka marrë malli me u rritë rrogat për mësuesit, mjekët, policët;
Më ka marrë malli mos me
u shtrenjëtu e mos me u ndalë rryma në pikë të verës;
Më ka marrë malli mos me pasë infalcion marramendës në produkte bazike;
Më ka marrë malli me
u koordinu me aleatët tanë, e jo me i thumbu në konferenca për shtyp.
Kryeministër, lej foret. Puno najsen. Nëse nuk din pyet.