Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të pjesës së parë në Nacionale, të bisedave të ish-Kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi, e Koordinatores së LVV-së, Dejona Mihali.
Sipas Çitakut tashmë të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martin Berishajn, i kemi dhuratë nga Qeveria e Vetëvendosjes.
Ndryshe, në komunikimet mes Krasniqit e Mihalit, konfirmohet përfshirja e Martin Berishajt në skandalin në fushën e energjisë.
E plotë:
PDK ka qenë këmbngulëse në themelimin e Komisionit Hetimor për aferat korruptive në fushën e energjisë.
Publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton të gjitha dyshimet tona që i kemi ngritur gati tre vite më parë.
Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ftojmë institucionet e rendit t’i shkojnë deri në fund hetimeve, dhe udhëheqësit e këtyre skemave abuzive, të cilat varfëruan qytetarin dhe pasuruan pushtetarët, të sillen para drejtësisë.