Çitaku: “Status quo-ja” i shërben vetëm Serbisë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova duhet ta përmbyllë suksesshëm dialogun me Serbinë, dhe se sipas saj marrëveshje gjithpërfshirëse të përqendrohet në njohjen reciproke.

“Interes shtetëror i Kosovës është përmbyllja e sukseshme e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohjen reciproke”, tha ajo.

Interes shtetëror i Kosovës sipas Çitakut është kultivimi i aleancave me SHBA dhe BE. “Status quo i shërben vetëm Serbisë dhe forcave tjera rrënuese që po synojnë ta devijojnë orientimin strategjik të Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, ka thënë ajo.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.