Deputeti Elmi Reçica në Zvicër: PDK do të jetë pranë diasporës kudo ku ata jetojnë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh edhe udhëheqës i Departamentit të Diasporës nga PDK, ka filluar një vizitë zyrtare në Zvicër, ku me kërkesë të qytetarëve të diasporës dhe aktivistëve në disa Kantone, tha se do të formohen nëndegët e PDK-së në të gjitha qytetet ku jetojnë shqiptarët në Zvicër.

Reçica ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Partia Demokratike e Kosovës ka filluar angazhimin për formimin e nëndegëve të saj kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë.

Deklarata e plotë e deputetit të PDK-së, Elmi Reçica:

Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, por gjithmonë me mendje e zemër janë pranë vendlindjes. Me kërkesë të qytetarëve tanë në diasporë dhe me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve të përbashkëta për forcimin dhe zhvilkimin e vendit, Partia Demokratike e Kosovës ka filluar angazhimin për formimin e nëndegëve të saj kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë.

Këtë javë kemi filluar takime të shumta e shumë të frytshme me qytetarët tanë në Zvicër. Po ashtu, do të kemi takime me ndërmarrës të suksesshëm dhe me personalitete të larta të jetës kulturore politike shqiptare në shtetin mik të Zvicrës.

Në takim me Kryesinë e re të nëndegës së PDK-së në Zurich diskutuam për planet dhe programin e ri politik të PDK-së për fuqizimin e rolit të diasporës dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme për investimet e tyre në Kosovë.

I falënderoj të gjithë qytetarët tanë në Zurich për interesimin dhe besimin për tu bashkuar me ne në rrugëtimin tonë të përbashkët.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=495099148641114&id=100044230999664&sfnsn=mo