Deputeti Elmi Reçica vazhdon me aktivitetin organizativ në Gjermani

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka nisur përgatitjet për shtrirjen e aktiviteteve dhe themelimin e strukturave edhe në Gjermani.

Ai ka njoftuar se ka zhvilluar takim konsultativ me veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, intelektualë të dalluar, biznesmenë të suksesshëm, të rinj e të reja, për të bashkëbiseduar për fuqizimin dhe organizimin e PDK-së në Lörrach të Gjermanisë.

Postimi i z. Reçica:

“Takim konsultativ me veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, intelektualë të dalluar, biznesmenë të suksesshëm, të rinj e të reja, për të bashkëbiseduar për fuqizimin dhe organizimin e PDK-së në Lörrach të Gjermanisë.

Diaspora jonë është tejet e veçantë. Ajo ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme dhe domethënëse në të gjitha proceset historike të Kosovës. Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi është angazhuar dhe po angazhohet që diasporës t'i krijojë pjesëmarrje sa më aktive në jetën publike në Kosovë, që së bashku të kontribuojmë për ndërtimin e një të ardhme sa më të mirë për vendin tonë.

Fuqizimi i PDK-së po ndodhë në të gjithë Evropën, duke qenë sa më afër diasporës, në rrugëtimin e përbashkët drejt krijimit të kushteve për kthimin e përvojës, dijes dhe kapitalit në vendlindjen e tyre”, ka shkruar Reçica në faqen e tij në Facebook.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.