Deputeti Reçica dhe Kryetari Aliu takim në Malmö me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit
Deputeti Reçica dhe Kryetari Aliu takim në Malmö me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit
Koordinatori për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Reçica dhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kanë zhvilluar takim me përfaqësuesin e kryetarit të qytetit Malmö të Suedisë.
Z. Reçica ka shkruar se së bashku me z. Agim Aliu, u mirëpritën nga i deleguari i posaçëm i Kryetarit të Malmö-s, z.Anders Rubin, me të cilin bashkëbiseduan për mundësitë e bashkëpunimit.
Bashkëpunimi ka të bëj me shkëmbimin e përvojave në fushën e kulturës dhe arsimit, ku ndër të tjera shpalosën potencialin e Komunës së Ferizajt, si dhe biseduan për rolin e Mërgatës nga Kosova, integrimin dhe kontributin e tyre në shoqërinë suedeze.