Deputeti Reçica në Parlamentin e Zvicrës, takon deputeten Schneider dhe senatoren Gmür-Schoenenberger, i fton ta vizitojnë Kosovën

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, në vazhdën e takimeve të tij në Zvicër, sot ka takuar deputeten e Parlamentit Konfederal të Zvicrës, Elisabeth Schneider nga Partia Kristian Popullore – anëtare e Komisionit për Punë dhe Jashtme dhe mike e dëshmuar e Kosovës, si dhe senatoren Andrea Gmür-Schoenenberger nga Partia Kristian Popullore.

Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka theksuar se gjatë këtyre takimeve kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për rolin e PDK-së si lidere e opozitës në Kosovë.

“Biseduam për rolin e shqiptarëve në shoqërinë zvicerane, për integrimin e tyre në të gjitha institucionet e shtetit, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të talentëve tanë në sport, kulturë, muzikë, arsim dhe shkencë. Po ashtu, gjatë këtyre takimeve, deputetes Schneider dhe senatores Gmür-Schoenenberger me kënaqësinë më të madhe u bëra ftesë që ta vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Reçica.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.