Deputeti Reçica në Zvicër vijon me takime të bashkatdhetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, ka vijuar takimet me bashkatdhetarët.

"Në Winterthur të Zvicrës, në restaurantin e vëllezërve të respektuar dhe miqëve të mi, Pren e Anton Kçira, pata kënaqësinë dhe nderin që të kaloj çaste të këndshme me vëllaun e Heroit të Kosovës Zahir Pajaziti, Agimin, dhe me veprimtarin dhe profesorin Mehdi Hysenin, ka theksuar Reçica.

"Biseduam për të kaluarën e lavdishme të kombit tonë dhe të UÇK-së, për angazhimin e mërgatës sonë në mbështetjen e të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë. Me brengosje biseduam për të tashmen dhe me optimizëm për të ardhmen e Kosovës sonë", ka deklaruar deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, në rrjetin social.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.