Deputeti Reçica: Përgjegjësi e pozitës të krijojë ura bashkëpunimi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, në Seancën plenare ka dhënë prononcim rreth Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i cili është një nga katër Komisionet e përhershme ku çdo vendim, projektligj, raport dhe çdo gjë tjetër që vie në seancë, me patjetër duhet të kalojë nëpër këtë Komision.

Z. Reçica ka deklaruar se “është përgjegjësi e shumicës mbarëvajtja e punës në Komisione dhe se pozita nuk është në nivelin e duhur të përgjegjësisë. Ky është një rast dhe mësim shumë konkret sepse ka momente dhe situata që këtij parlamenti dhe kësaj qeverie që propozon ligje, i duhet edhe vota e opozitës. Bashkëpunimi me opozitën është në interes të qytetarit dhe vendit, dhe është përgjegjësi e pozitës të krijoj ura bashkëpunimi e mirëkuptimi”.

Postimi i plotë i z. Reçica:

Sot, gjatë punimeve të seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u prononcova rreth Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i cili është një nga katër Komisionet e përhershme ku çdo vendim, projektligj, raport dhe çdo gjë tjetër që vie në seancë, me patjetër duhet të kalojë nëpër këtë Komision.

Mosprezenca ime që një kohë në këtë Komision lidhet me faktin e përjashtimit të kategorisë së veteranëve të UÇK-së dhe kategorisë së personave paraplegjik dhe tetraplegjik nga Projektligji për Pagën Minimale. Andaj, pas diskutimeve të shumta dhe pas një komunikimi me zëvendëskryetarin e Komisionit z. Hyseni, por edhe me Shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së z. Tahiri dhe me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së znj. Kusari-Lila, kam vendosur që përsëri të jem pjesë e Komisionit.

Është përgjegjësi e shumicës mbarëvajtja e punës në Komisione dhe se pozita nuk është në nivelin e duhur të përgjegjësisë. Ky është një rast dhe mësim shumë konkret sepse ka momente dhe situata që këtij parlamenti dhe kësaj qeverie që propozon ligje, i duhet edhe vota e opozitës. Bashkëpunimi me opozitën është në interes të qytetarit dhe vendit, dhe është përgjegjësi e pozitës të krijoj ura bashkëpunimi e mirëkuptimi. Në kohën kur kam qenë në pozitën e zëvendëskryetarit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, është votuar Ligji për Familjet e Dëshmorëve dhe ka kaluar me votë, kanë votuar të gjithë deputetët pa dallim etnie e politike, përfshi edhe deputetët serb, krejt kjo falë një komunikimi dhe bashkëpunimi në Komision.

Ndërsa, sa i përket votimit kundër UÇK-së dhe kundër veteranëve të UÇK-së, bëra të ditur faktin se deputetët serb janë çdo herë të gatshëm të votojnë kundër UÇK-së edhe në ora katër të mëngjesit kjo për faktin e presionit dhe imponimit që vie nga Beogradi.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=634710058013355&set=a.261512028666495

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.