Deputeti Reçica përkrahu idenë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, deputetët e Vetëvendosjes kundër

Në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, në mbledhjen e thirrur për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga dyshimet për helmim në Deçan, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka përkrahur idenë për thirrjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës. 

Komisioni parlamentar me këtë propozim të kryetarit të tij, e bënte “me qëllim të rritjes së gatishmërisë dhe mobilizimit të institucioneve të sigurisë, në mënyrë që të përballohet sa më lehtë e sa më mirë kjo situatë e rëndë në Deçan. 

Z. Reçica konstaton se “fatkeqësisht, deputetët e Vetëvendosjes nuk e përkrahën një propozim të tillë!”.

Postimi i plotë i z. Reçica: 

Sot, në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, i cili ishte thirrur për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga dyshimet për helmim në Deçan, ku afër 1500 qytetarë, kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare atje, theksova domosdoshmërinë dhe obligimin e institucioneve shëndetësore dhe atyre të sigurisë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur dhe familjeve të tyre.

Mungesa e barnave, paraqitja e vazhdueshme e rasteve, mungesa e mbështetjes financiare nga Qeveria, e mbi të gjitha shkaktimi i pasigurisë në masë të gjerë, janë pasojat e ngjarjes me të cilat qytetarët e komunës së Deçanit dhe të rajonit janë ballafaquar e po ballafaqohen.

Është e papranueshme dhe shumë e dëmshme papërgjegjësia dhe neglizhenca e kryeministrit Albin Kurti, i cili zgjodhi të bredhë në bregdetin grek duke mos i interesuar jeta dhe siguria e qytetarëve të Deçanit. Qeveria e Kosovës ka reaguar me katër ditë vonesë. Dhe një gjë e tillë është e papranueshme.

Përgëzova Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila si çdo herë, ishte në krye të detyrës për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të Deçanit.

Por, shqetësues është fakti që edhe gati një javë pas kësaj ngjarje, institucionet përgjegjëse, si ato shëndetësore ashtu edhe ato të sigurisë e inteligjencës nuk kanë arritur të identifikojnë apo gjejnë plotësisht shkakun e këtij fluksi të madh të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë në QKMF, në Deçan. Prandaj, në cilësinë e anëtarit të këtij komisioni, kërkoj që sa më shpejtë të identifikohen plotësisht shkaktarët e kësaj ngjarje.

Njëkohësisht, mbështeta propozimin e kryetarit të Komisionit, z. Bekë Berisha, për të kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, me qëllim të rritjes së gatishmërisë dhe mobilizimit të institucioneve të sigurisë, në mënyrë që të përballohet sa më lehtë e sa më mirë kjo situatë e rëndë në Deçan. Fatkeqësisht, deputetët e Vetëvendosjes nuk e përkrahën një propozim të tillë!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.