Deputeti Reçica: Rritet dhe fuqizohet Partia Demokratike e Kosovës në Kantonin e Aargaut

Në Lenzburg të Zvicrës, është mbajtur mbledhja e nëndegës së PDK-së në Aargau, me qëllim të organizimit dhe fuqizimit të mëtutjeshëm të PDK-së në të gjithë Zvicrën, ka theksuar deputeti i PDK-së, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporën në Partinë Demokratike të Kosovës, z. Elmi Reçica.

Z. Reçica njofton se në këtë mbledhje ku ishin të pranishëm veprimtarë, intelektualë e aktivistë, kryetar i ri u zgjodh z. Veton Imeri, ndërsa Kryesia u zgjerua me anëtarë të rinj, Qazim Sefedini, Gëzim Leka dhe Qazim Zeneli.

Postimi i plotë i z. Reçica:

Mbrëmë në Lenzburg të Zvicrës u mbajt mbledhja e nëndegës së PDK-së në Argau, me qëllim të organizimit dhe fuqizimit të mëtutjeshëm të PDK-së në të gjithë Zvicrën.

Në këtë mbledhje ku ishin të pranishëm veprimtarë, intelektualë e aktivistë, Kryetar i ri u zgjodh Veton Imeri, ndërsa kryesia u zgjerua me anëtar të rinj, Qazim Sefedini, Gëzim Leka dhe Qazim Zeneli.

Uroj dhe përgëzoj për zgjedhjen e Kryetarit të ri si dhe zgjerimin e kryesisë!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.