Deputeti Reçica takoi vëllezërit Jusufi, veprimtarë të shquar në diasporë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Departamentit për diasporë në këtë parti, Elmi Reçica, ka vijuar me takime të veprimtarëve të shquar, biznesmenë të suksesshëm, humanistë e mbështetës të Kosovës në të gjitha proceset e deritashme.

Z. Reçica, ka takuar vëllezërit Jusufi nga Baksi i komunës së Skenderajt dhe me këtë rast ka vlerësuar lart veprimtarinë e tyre, suksesin në biznes, humanizmin dhe përkrahjen e Kosovës.

“Kënaqësi e veçantë të takoj vëllezërit Jusufi nga fshati Baks i Drenicës, të cilët janë veprimtarë të shquar, biznesmenë të suksesshëm, humanistë dhe mbështetës të të gjitha proceseve që ka kaluar Kosova”, ka deklaruar z. Reçica.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.