Deputeti Reçica takon veprimtarët e dalluar të çështjes kombëtare Blenishtin dhe Nuhën

Në Selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Koordinatori për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Reçica, ka takuar dy veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare, Rysh Blenishtin dhe Afrim Nuhën.

Z. Rysh Blenishti është mërgimtar i hershëm dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare i të gjitha periudhave dhe Afrim Nuha, ishte një nga ushtarët e parë të UÇK-së në Ferizaj, shok dhe bashkëluftëtar i Rexhep Bislimit, Komandantit të parë të UÇK-së për Ferizaj, ka shkruar Reçica.

“Biseduam për situatën në vend dhe gjendjen e mërgatës sonë, për sukseset e tyre në të gjitha sferat, sfidat dhe integrimin në shoqëritë ku ata jetojnë”, ka deklaruar z. Reçica në rrjetin social.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=696338821850478&set=pcb.696321768518850

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.