Deputeti Reçica viziton kompaninë me prodhime “Made in Kosova” në Suedi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporë brenda PDK-së, në vazhdën e takimeve në Suedi, ka vizituar një kompani të udhëhequr nga shqiptarët në Malmö.

“Puna dhe angazhimi i palodhur i tre ndërmarrësve të suksesshëm, Hajredin Osmanaj, Fatlum Lubishtani dhe Besnik Syla, ka bërë që produktet e importuara nga Kosova të njihen për nga cilësia dhe të jenë konkurruese në tregun e Suedisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Elmi Reçicës:

Gjatë vizitës në Suedi, pata kënaqësinë e veçantë që të vizitoj kompaninë e suksesshme "Adelina Gross AB", në Malmö të Suedisë, e cila merret me shitjen e produkteve të ndryshme të prodhuara në Kosovë.

Puna dhe angazhimi i palodhur i tre ndërmarrësve të suksesshëm, Hajredin Osmanaj, Fatlum Lubishtani dhe Besnik Syla, ka bërë që produktet e importuara nga Kosova të njihen për nga cilësia dhe të jenë konkurruese në tregun e Suedisë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.