Endrit Thaçi, djali i ish-presidenti Hashim Thaçi, ka postuar një fotografi të babait nga vizita në Kosovë.
Në profilin e tij në Instagram, ai ka postuar një fotografi të Hashim Thaçit, i cili përulej pranë varrit të babit të tij në Burojë.
Fotografisë në fjalë ai ia ka bashkangjitur edhe mesazhin që ish-presidenti ka shkruar në kurorën për babanë e tij.
“Te varri yt erdha i fundit, babë” shkruante në kurorën që e la ish-presidenti te varri i babait.