Drejtësia

Sot, më shumë se kurrë, ekonomisë dhe sistemit të drejtësisë i duhet një rimëkëmbje. Një nga një, me planin e Rimëkëmbjes do t’i zgjidhim të gjitha problemet që rëndojnë mbi bizneset në Kosovë. Në kompaninë Bitex, sot e shpalosa planin tonë për themelimin e Gjykatës Komerciale. Më nuk do të ketë probleme, vonesa apo paqartësi në drejtësinë që lidhet me të bërit biznes, të cilat nuk do të zgjidhen. Kapitali i çdo investitori, vendor apo i huaj, do të jetë i sigurt dhe çdo e drejtë apo detyrim do të zgjidhet shpejtë, drejtë dhe pa kosto e burokraci institucionale.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.