Qeveria e ardhshme e #Rimëkëmbjes do ta forcojë partneritetin me prodhuesit vendor dhe do të promovojë produktet “Made in Kosova”. Në prezantimin e planit tonë ekonomik me Klubin e e Prodhuesve të Kosovës, folëm për fondin 500 milionësh të rimëkëmbjes që do të mbulojë interesin e huamarrjes së prodhuesve që eksportojnë mallra jashtë Kosovës. As TVSH-ja nuk do të ketë nevojë të paguhet në kufi dhe do të ulet Tatimi në të Ardhura të Korporatave nga 10 %, deri në 0%, varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve të tyre. U zotova se PDK-ja do të vazhdojë të jetë partneri i natyrshëm i bizneseve.
Shpërndaje në mbështetje të prodhuesve vendor!