Elmi Reçica, drejtues i Departamentit për Diasporës, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, falënderon sinqerisht, angazhimin e mijëra simpatizantëve, anëtarëve të PDK-së në diasporë dhe qytetarët që iu bashkuan vizionit të PDK-së për Rimëkëmbje!
Angazhimi i jashtëzakonshëm i nëndegëve, degëve dhe anëtarëve të PDK-së në diasporë, strukturave të PDK-së të krijuara në Diasporë, të mobilizuar si asnjë herë më parë, në diasporë, për t’i kontribuar Kosovës me votën e tyre për programin e PDK-së, për Rimëkëmbjen e Kosovës, janë për çdo lëvdatë dhe mirënjohje.
Mobilizimi i jashtëzakonshëm i anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së në Diasporë, duke shpenzuar kohën dhe financat e konsiderueshme të fituara me mund, do çmuar si asnjë herë më parë, si aset i jashtëzakonshëm edhe për zhvillimin e Kosovës, me angazhimin për Rimëkëmbjen.
Me këtë përkushtim shembullor në diasporë, anëtarët e PDK-së nga diaspora, janë bërë krah i fuqishëm për garën politike më 14 Shkurt, duke rikonfirmuar vlerat e diasporës tonë, ashtu siç dje kontribuuan me ushtarë dhe financa, sot kontribuojnë me votën për PDK-në, si forcën politike më besnike të idealeve për shtet të fuqishëm dhe demokratik, ashtu siç e deshtën heronjtë, dëshmorët dhe martirëlt e lirisë.
Elmi Reçica, në emër të Departamentit për Diasporën brenda PDK-së, falënderon edhe një herë të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët nga diaspora për kontributin e madh për fitoren e vizionit të PDK-së dhe Rimëkëmbjen, për përkushtimin shembullor, shpenzimet dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në diasporë.