Enver Hoxhaj në Mitrovicë, viziton familjen e Kadri Veseli

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj ka vizituar familjen e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Hoxhaj ka shkruar në Facebook se para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë ka shkuar të pijë çaj në familjen e Kadri Veselit.

Ja postimi i z. Hoxhaj:

Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli.

Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij.

Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.