UD.i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në 22 vjetorin e masakrës së Reçakut.
Hoxhaj në shkrimin e tij në Facebook thotë se masakra e Reçakut është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb dhe krimit kundër njerëzimit.
Ai thotë se në vend të fajtorëve të vërtetë po gjykohen padrejtësisht ata që mbrojtën gratë, fëmijët, burrat e pleqtë, ata që mbrojtën kombin nga zhdukja.
Postimi i plotë:
Masakra e Reçakut është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb dhe krimit kundër njerëzimit. Sot, u bënë 22 vjet që përkujtojmë të gjithë të vrarët, gra, fëmijë, burra e pleq, e për këtë krim ende nuk po gjykohet askush!
Në vend të fajtorëve të vërtetë, po gjykohen padrejtësisht ata që mbrojtën gratë, fëmijët, burrat e pleqtë, ata që mbrojtën kombin nga zhdukja! Masakra e Reçakut ngriti ndërgjegjen e botës dhe këtu tregohet se kush e ka vendin në Hagë.
Lufta e UÇK-së është e pazëvendësueshme, është luftë heroike, e drejtë e patjetërsueshme dhe ky është fakt i pandryshueshëm.
Çdo shqiptar, çdo evropian duhet ta dijë se ata në Hagë, përfaqësojnë kauzën tonë për liri. Rruga jonë për liri ishte e vështirë, ekzistenca jonë si shtet erdhi nga qytetarë trima dhe punëtorë. Ne e kemi për detyrë ta vazhdojmë sakrificën dhe me vendosshmëri ta ndërtojmë më tej një Kosovë moderne!
Liria ka emër!