Ferit Idrizi shpalos 55 zotimet e tij për komunën e Vushtrrisë, prioritet zgjidhja e nevojave të qytetarëve

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë ditë së sotme ka paraqitur 55 zotimet e tij, që nga dita e parë e punës si i pari i Vushtrrisë.

Ai ka bërë të ditur se me fillim të mandatit do të filloj t'i trajtoj dhe t'i zgjidh nevojat e qytetarëve të tij.

Gjithashtu, ai ka theksuar se deri në pranverë, do t'i adresojnë problemet esenciale dhe më pas do të fillojnë me projektet kapitale për rininë e qytetit të Vushtrrisë.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

"Sot paraqita 55 zotimet e mia me të cilat do ta filloj secilën ditë, që prej ditës së parë të punës sime në krye të Vushtrrisë.

Menjëherë, me fillimin e mandatit tim, do të filloj t'i trajtoj dhe t'i zgjidh nevojat e qytetarëve të mi.

Bashkë, deri në pranverë, do t'i adresojmë këto probleme esenciale dhe më pas do të fillojmë me projektet kapitale për rininë e qytetit tonë të bukur".

https://www.facebook.com/1939555702928079/posts/3022032408013731/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.