Ferizaj dhe Prizreni kampionë të Kosovës për transparencë komunale – Komunat e udhëhequra nga PDK shkëlqejnë në “Transparometrin Komunal 2024”

Komunat e udhëhequra nga Partia Demokratike e Kosovës kanë shënuar edhe një herë me radhë rezultate të jashtëzakonshme në raportin e “Transparometrit Komunal 2024”, të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Ferizaj, nën udhëheqjen e Kryetarit Agim Aliu, dhe Prizreni, nën udhëheqjen e Kryetarit Shaqir Totaj, janë shpallur kampionë të transparencës komunale në Kosovë, duke arritur rezultatin më të lartë – 95 pikë ose 98.96%.

Në mesin e komunave më transparente të vendit, me renditje pozitive, renditen edhe:

• Drenasi – 94 pikë (97.92%)

• Vushtrria – 92 pikë (95.83%)

• Kaçaniku – 89 pikë (92.71%)

• Mitrovica e Jugut – 89 pikë (92.71%)

• Hani i Elezit – 88 pikë (91.67%)

• Skenderaj – 84 pikë (87.50%)

Këto rezultate dëshmojnë se modeli i qeverisjes së mirë dhe transparente është i prekshëm dhe i arritshëm aty ku PDK ka mandatin e qytetarëve.

Urime të përzemërta për kryetarët e komunave dhe ekipet e tyre punëtore, të cilët me përkushtim dhe përgjegjësi po e bëjnë dallimin në shërbim të qytetarëve.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.