Gruda i PDK-së replikon me Ministren Haxhiu: Gjykata Komerciale ishte propozim i Kadri Veselit, ajo e përvetësoi idenë

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka replikuar me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gruda, duke folur për Gjykatën Komerciale, i ka rikujtuar Ministres Haxhiu se kz ishte propozim dhe ide e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Ministrja e Drejtësisë paska thënë sot se në debate televizive ka pasur hezitime për krijimin e Gjykatës Komerciale. Nuk e di për kënd e ka fjalën, por e di që Gjykata Komerciale ishte propozim i Kryetarit të PDK-se Kadri Veseli, në vitin 2019, dhe atëherë kishte filluar puna për krijimin e saj”, ka thënë Gruda.

Më tej, ai ka thënë se po të shikoj me kujdes ministrja, mund të gjej kundërshtarët e kësaj gjykate në partinë e saj.

“Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ajo përvetëson punët që i kanë bërë të tjerët”, ka përfunduar Gruda.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.