Hamza: Do të angazhohem që të gjithë prodhuesit të mund ta realizojnë potencialin e tyre

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka njoftuar se këtë javë është takuar me punëtorë të shumtë të sektorit privat, ku ka vizituar biznese të ndryshme.

Hamza ka deklaruar se çdo ndërmarrje do ta ketë shtetin si partner, pasi që sipas ti, zhvillimi i tyre nënkupton edhe rritje të mirëqenies për punëtorët dhe zhvillim për shtetin.

“Do të angazhohem që të gjithë prodhuesit, ndërmarrësit dhe punëtorët të mund ta realizojnë potencialin e tyre, të zhvillohen dhe të krijojnë një jetë më të mirë, për veten dhe fëmijët e tyre, për familjet, shoqërinë dhe vendin tonë. Kosova mundet ma mirë!” – ka shkruar Hamza.

Po ashtu, Bedri Hamza ka vizituar edhe një kompani tjetër në Skenderaj.

Postimi i z. Hamza:

Rreze Company është një fabrikë e stiroporit dhe rrjetave të fasadës në Skenderaj. Një sukses i krijuar me shumë punë, me shumë përkushtim. Unë do ta mbështes sektorin privat dhe bizneseve do u krijojmë mundësi të investojnë dhe fitojnë më shumë, por njëkohësisht duhet të fitojnë më shumë edhe punëtorët. Me një partneritet më të mirë mes shtetit dhe bizneseve, ne mund ta zhvillojmë më shpejt ekonominë e Kosovës.

Bizneset #MaMirë

Punëtorët #MaMirë

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.