Hamza: Ekspertët më të mirë brenda e jashtë PDK i kemi angazhuar që të punojnë në programin

Partia Demokratike e Kosovës thotë se “programi i kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Bedri Hamza, i cili parasheh zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për Lipjanin dhe gjitha komunat e vendit, është përgatitur nga ekspertët më të mirë të Kosovës”.

PDK-ja ka shpërndarë një video nga një tubim i Hamzës në Lipjan, ku ish-ministri i Financave thotë se ka “program serioz” për ta qeverisur vendin.

“Njerëzit më të mirë të Kosovës, ekspertët më të mirë të Kosovës, jo veç brenda strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe jashtë strukturës të Partisë Demokratike të Kosovës, i kemi angazhu që të punojnë në këtë program”, thotë Hamza.

https://www.facebook.com/reel/1272869094139995



PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.