Hamza: Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe!

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i bindur se premtimin për rritje të pagave prej 50% do ta mbajë, ashtu siç ka deklaruar para qytetarëve të Kosovës.

Në të kundërtën, Hamza ka thënë se do të jepte dorëheqje si kryeministër i Kosovës.

“Nuk ka ndodh rritje domethënëse prej vitit 2013-2014. Po e deklaroj publikisht që po që se nuk e përmbushi këtë premtim më 31 dhjetor nuk jam kryeministër”, ka thënë Hamza.

Për më tepër, Hamza ka thënë se e ka planifikuar edhe mënyrën se si do të bëhet rritja e pagave.

Ai ka theksuar se në këtë rritje të pagave do të përfshihen edhe pensionistët.

“Kostoja tek rritja e pagës është rreth 400 milionë shtesë, por unë kam thanë për pensionet. Nëse dikush e ka pasë pagën 600 euro i bahet 900 euro. Nëse dikush e ka pasë pagën 800 euro i bahet 1200 euro”, ka thënë Hamza në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka premtuar se do t’i funksionalizojë sigurimet shëndetësore.

Ai ka sqaruar strategjinë që do të ndjekë për funksionalizimin e tyre.

Hamza ka bërë me dije se fillimisht do të fokusohet në themelimin e Sistemit Informativ Shëndetësor.

“Sigurimet shëndetësore kanë filluar të diskutohen prej vitit 2011-2012. Duhet të përfundohet Sistemi Informativ Shëndetësor, duhet të caktohet çmimi i shërbimeve, duhet të krijohet fondi për pagesën e këtyre shërbimeve”, ka sqaruar Hamza.

Kandidati për kryeministër ka premtuar gjithashtu dyfishim të buxhetit për barna esenciale dhe fuqizim të spitaleve rajonale.

“Ka me kanë dyfishimi i buxhetit për barnat esenciale, sidomos për sëmundjet kronike”, ka thënë ai. 

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i ftuar në ” Politiko” të Kanal10 bëri të ditur se pjesë e plan programit të tij është edhe themelimi i Gjykatës së Punës.

 Hamza teksa fliste mbi dikasterin privat të punës tha se përparësi mes tjerash i është dhënë reformave mbi këtë sektor.

Ai shtoi se kjo gjykatë do merret enkas me trajtimin e problemeve në kontratat e punës.

“Programi nuk fillon me rritjen e pagave. Unë i kam listu reforma se cilat kanë me u ndërmerr me bë një ambient më miqësor për biznese. Të punësuarit me paga deri në 400 euro tatimin do ta kenë zero, prej 400-800 euro do ta kenë 8% e mbi 800 do e kenë 10%. E kemi përmend edhe Gjykatën e Punës, njerëzit e humbin punën në sektorin privat, i nevojiten katër pesë vjet deri sa ta merr një vendim, e qysh me jetu ai katër-pesë vjet? E kjo Gjykatë me u merr ekskluzivisht me trajtimin e kontratave të punësuarëve në sektorin privat dhe publik“, deklaroi ai.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka premtuar se do t’i funksionalizojë sigurimet shëndetësore.

Ai ka sqaruar strategjinë që do të ndjekë për funksionalizimin e tyre.

Hamza ka bërë me dije se fillimisht do të fokusohet në themelimin e Sistemit Informativ Shëndetësor.

“Sigurimet shëndetësore kanë filluar të diskutohen prej vitit 2011-2012. Duhet të përfundohet Sistemi Informativ Shëndetësor, duhet të caktohet çmimi i shërbimeve, duhet të krijohet fondi për pagesën e këtyre shërbimeve”, ka sqaruar Hamza.

Kandidati për kryeministër ka premtuar gjithashtu dyfishim të buxhetit për barna esenciale dhe fuqizim të spitaleve rajonale.

“Ka me kanë dyfishimi i buxhetit për barnat esenciale, sidomos për sëmundjet kronike”, ka thënë ai.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka folur për gjuhën e ashpër në tubimet zgjedhore.

Hamza gjatë emisionit ka thënë se prioritet i tij janë pensionistët, arsimi, shëndetësia, infrastruktura.

“Ne duhet të vlerësojmë se jemi në demokraci. Prezenca dhe pluralizmi politik është vlerë. Për mua nuk janë problem partitë politike. Për mua preokupim janë problemet e qytetarëve. Si pensionisti me ia bë jetën më të mirë, si me përmirësuar shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën si me përforcuar sundimin dhe rendit dhe ligjit. Dhe jo me u marrë me partitë politike”, ka potencuar ai.

Kandidati për kryeministër ka thënë se gjuha shqipe është mjaftë e pasur me fjalë dhe nuk ka nevojë për ofendime.

“Prandaj nuk kam dashur asnjëherë se kam bërë në të kaluarën dhe nuk as tani as në të ardhmen, të përdorë një fjalorë i cili nuk është adekuat për shkak se gjuha shqipe është aq e pasur me fjalë që secili prej neve mundet me formuluar mendimin e vet qoftë mendim përkrahës, kritik, vlerësuar dhe ndonjë rekomandim dhe ka fjalë të mjaftueshëm. Prandaj nuk e kam lëshuar fjalorin që me u marrë me të tjerët por kryesisht jam fokusuar në prezantimin e programit dhe bashkëbisedim me qytetarët. Dhe jam i bindur që është mirëpritur mirë programi dhe pres rezultate të mira”, tha Hamza.

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka folur edhe për gjuhen e ashpër të bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Sigurisht që kjo nuk do të ndodhë, për shkak se rezultatet zgjedhore pritën shpejtë është fundi i fushatës. Duke e parë atmosferën energjinë, masivitetin. Unë pres që Partia Demokratike e Kosovës të ketë rezultat i cili i mundëson me udhëheqë Qeverinë e Kosovës për katër vite e ardhshme”, theksoi ai.

Hamza është i bindur që do të jetë kryeministër i Kosovës “Gjithsesi po”.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka premtuar se do të ketë rritje të pensioneve edhe për kategoritë e dala nga lufta.

Hamza ka theksuar se shteti nuk duhet të lejojë që kategoritë e dala nga lufta të përballen me vështirësi, ngaqë siç tha ai, rritja e pensioneve nuk është kosto e papërballueshme.

“Kur jemi te kategoritë e dala nga lufta, 50% rritje për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët. Nuk do t’i kufizojmë me zgjedh përmes pensionit të moshës dhe pensionit të dëshmorëve”, ka premtuar Hamza.

Ai ka theksuar se veteranëve do t’u mundësohet që krahas pensionit të bëjnë edhe një punë të dytë.

“E kanë dhanë gjanë ma të vlefshme për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre. Është një lloj i kujdesit të shtetit në raport me këto kategori”, ka thënë ai. 

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” në Kanal 10, ka komentuar kritikat e vazhdueshme të emisarit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

Hamza ka theksuar se duhet ndërtuar raporte korrekte dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne duhet të ndërtojmë relacione zyrtare, shumë korrekte, shumë të parashikueshme dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe përmes Ambasadës së SHBA-së në Kosovë sepse edhe ambasada e përfaqëson atë në Kosovë”, ka thënë Hamza.

Kandidati për kryeministër ka theksuar se SHBA e ka përkrahur pa dallim Kosovën, ndërsa ka thënë se raportet me të duhet të jenë të ngushta.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i mirë i popullit të Kosovës, prandaj ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, ka thënë ai.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” në Kanal 10, ka folur për sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Hamza ka thënë se Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me aleatët ndërkombëtarë për t’i hequr sanksionet e vendosura.

Ai ka thënë se sanksionet kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare në Kosovë.

“Ne jemi vend i sanksionuar. Në këtë drejtim partnerë të besueshëm dhe të parashikueshëm. Duhet të bisedojmë me partnerët tanë për perspektivën e Kosovës”, ka thënë Hamza në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, Hamza ka pasur kritika për qeverisjen aktuale dhe punën e saj në politikën e jashtme.

“Një prej mungesës së rezultateve është edhe sidomos në fushën e politikës së jashtme dhe në diplomaci. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se për PDK-në vlen vetëm rruga e integrimit euro-atlantik.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” në Kanal 10, ka folur për gjuhën e ashpër në tubimet zgjedhore.

Hamza ka thënë se prioritet i tij janë pensionistët, arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.

“Ne duhet të vlerësojmë se jemi në demokraci. Prezenca dhe pluralizimi politik është vlerë. Për mua nuk janë problem partitë politike. Për mua preokupim janë problemet e qytetarëve. Si pensionistit me ia bë jetën më të mirë, si me përmirësuar shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën si me përforcuar sundimin dhe rendit dhe ligjit. Dhe jo e u marrë me partitë politike”, ka theksuar ai.

Hamza ka thënë se gjuha shqipe është mjaft e pasur me fjalë dhe se nuk ka nevojë për ofendime.

“Gjuha shqipe është aq e pasur me fjalë që secili prej neve mundet me formuluar mendimin e vet qoftë mendim përkrahës, kritik, vlerësuar dhe ndonjë rekomandim dhe ka fjalë të mjaftueshëm”, ka thënë Hamza.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur kritik ndaj Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Hamza ka thënë se kjo qeveri ka keqqeverisur për katër vjet.

“Kjo është qeveri pa rezultate. As projektet që i ka gjetë të filluara nuk i ka përfunduar”, ka thënë ai në “Politiko”.

Hamza ka theksuar se votuesi tashmë do të dijë të bëjë dallimin mes partive politike.

“Një qeveri mos me u identifiku me disa rezultate sigurisht që ka edhe me u ndëshku. Kjo ka me ndodh dhe unë pres që PDK ka me pasë një rezultat të mirë”, ka thënë Hamza.

I pyetur për mundësinë e koalicioneve, ai ka thënë se qeverisja më e përafërt do të ishte me opozitën. 

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i bindur se partia e tij do të marrë rezultate të mira në zgjedhjet e shkurtit.

“Unë jam i bindur se PDK do të ketë rezultat të mirë”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Hamza ka thënë se PDK është duke marrë përkrahje masive nga qytetarët e Kosovës.

“Kam pasur qindra tubime masive në Kosovë dhe diasporë dhe është e pashmangshme që kjo përkrahje masive me u përkthy në votë”, ka thënë Hamza.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt. 

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se partia e tij po merr përkrahje të madhe nga qytetarët në të gjitha qytetet e Kosovës.

Sipas Hamzës, përkrahja masive nëpër tubime elektorale do të përkthehet në votë për PDK-në.

Unë besoj që ky masivitet, kjo përkrahje do të përkthehet në votë për PDK-në”, ka thënë Hamza.

 Tutje, Hamza ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe.

“Njerëzit janë të gatshëm me pasë ndryshim, me pasë një qeverisje pragamatike dhe efikase, e cila merret me temat jetike të qytetarëve të Kosovës. Kosova ka nevojë për një ndryshim në qeverisje”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt teksa partitë politike veçse kanë shpërfaqur programet e tyre përgjatë fushatës elektorale.

https://www.youtube.com/watch?v=a3ldIjuBLmo


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.