Hamza në Fushë Kosovë: Ne mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë e më të sigurt

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarë në Fushë Kosovë.

Hamza ka thënë se në çdo komunë është i madh numri i qytetarëve që po i bashkohen.

“Në çdo komunë është i madh numri i qytetarëve që po na bashkohen. I tillë ishte edhe në Fushë Kosovë. Për secilin prej nesh është emocionues rrugëtimi i ri që kemi nisur, i cili do ta përcaktojë drejtimin e ri të shtetit tonë.”

Hamza ka thënë se me PDK “mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë, të barabartë, të sigurt, të drejtë dhe me perspektivë për secilin qytetar”.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.