Hamza në Gjakovë: Me programin që po e bëjmë do ta fitojmë besimin, me qeverisje të përgjegjshme do ta zhvillojmë Kosovën

Kandidati për kryeministër nga PDK-ë, Bedri Hamza, ka publikuar pamje nga vizita e tij në Gjakovë, nga ku rithekson se programin po e bën bashkë me qytetarët.

Hamza deklaron se “me qeverisje të përgjegjshme, të guximshme e të arsyeshme, do ta zhvillojmë Kosovën”.

“Në Gjakovë dhe anekënd vendit, me programin që po e bëjmë me qytetarët dhe për qytetarët, do ta fitojmë besimin e tyre. Ndërsa, me qeverisje të përgjegjshme, të guximshme e të arsyeshme, do ta zhvillojmë Kosovën”, ka shkruar kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.