Hamza: Po shohim një energji pozitive dhe përkrahje të madhe nga qytetarët për PDK-në
“Unë jam përkrahje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, e për me pasë këtë është e pamundshme pa pasë një sektor privat të zhvilluar. Unë kam respekt e vlerësoj shumë punën e njerëzve që punojnë në sektorin privat. Ata punojnë për vete, ata paguajnë tatime, ata punësojnë njerëz, edhe paguajnë paga, dhe flas me respekt për punën e tyre
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Hamza është shprehur se askush në atë listë nuk ka aktakuzë dhe sipas tij në lidhje me këtë, është një standard që është mirë të vendoset.
“Që në listën e Partisë Demokratike të Kosovës mos të ketë njerëz me aktakuza. Unë nuk e paragjykoj vendimin e gjykatave, e respektoj, e di rezymimin e pafajësisë, por megjithatë me aktakuza në listë mendoj që është një standard që është mirë me u vendos dhe tek ne asnjë nuk është që ka aktakuzë në listën e kandidatëve për deputetë”, u shpreh Hamza.
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, në emisionin “Rubikon” sonte në Klan Kosova, u zotua se nëse nuk i rritë pagat dhe pensionet për 50 për qind brenda këtij viti, në rast se e merr drejtimin e qeverisë, do të japë dorëheqje më 31 dhjetor.
“Për mua top prioritet është ruajtja e stabilitetit makrofiskal të vendit, ajo as që diskutohet. Mirëpo, punën e rritjes së pagave dhe pensioneve, nuk kisha dashtë të kuptohet si bujari dhe bamirësi. Sepse ato janë parë të takspaguesve, pare të qytetarëve të Kosovës”.
“Nëse e shikojmë rritjen e inflacionit, rritjen e çmimeve, kjo nuk është krejt rritje, deri në një masë të caktuar kjo është një farë indeksimi, dhe mbi këtë mundet me u pranu si rritje. Prandaj, nuk ka ndodhur rritja, çmimet kanë lëvizur po flasë për çmimet e produkteve bazike. Dhe nuk ka ndodhur ndryshimi i pagave apo rritja e pagave. Unë 50 për qind kam thënë edhe në të kaluarëm, dallimi i imi prej të tjerëve është se unë matem shumë kur premtoj, e kalkuloj deri në detajin e fundit, kur e them fjalën publike për mua është një kontratë me qytetarët, edhe i rri fjalës mbrapa, i kam qëndruar edhe atë herë, edhe atë herë kam thënë 50 për qind, edhe tash po them”.
“Edhe po them në vitin e parë të mandatit, në muajt e parë të qeverisjes, nëse nuk ndodh edhe ju siguroj dhe garantoj, se viti i dytë nuk më zë kryeministër në qeveri. Jepi dorëheqje sigurisht nëse nuk e mbaj premtimin. Unë në vitin 2026 ta jap fjalën, që nuk rriten pagat dhe pensionet për 50 për qind, nuk e pres janarin, më 31 dhjetor të këtij viti nuk jam kryeministër”, tha Hamza.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se ka diskrepancë varësisht se ku i merr të dhënat për numrin e të punësuarve.
Sipas tij, numri dallon nëse këto të dhëna merren nga ASK-ja, nga ATK-ja ose nga Trusti.
“Ka diskrepancë varësisht se ku i merr të dhënat për numrin e të punësuarve, a i merr në Agjencionin e Statistikave të Kosovës e ke një numër tjetër, nëse i merr në Administratën Tatimore të Kosovës e ke një numër tjetër, nëse i merr në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, në Trust e ke një numër tjetër”
“Në ATK ka mundësi që një person të lajmërohet dy herë si i punësuar, nëse ai punon në dy vende të punës, ai paguan kontribute tek dy punëdhënës edhe ai evidentohet si dy, duhet me shiku se cilin vit po i krahason”, është shprehur ia.
Hamza gjithashtu u shpreh se kërkon nga ASK-ja që të mos komprometojë besueshmërinë e të dhënave.
“Vitet kur ka zgjedhje, sivjet në Kosovë do të ketë dy herë zgjedhje, zgjedhjet qendrore dhe zgjedhjet lokale, të gjithë komisionerët, të gjithë vëzhguesit që janë numër i madh i tyre, nëse marrin pagesa, ata lajmërohen në Trust si kontributpagues, prandaj këtu duhet parë një logjikë të numrave dhe unë çka kisha që Agjencioni i Statistikave të Kosovës mos me komprometu besueshmërinë e të dhënave”, është shprehur ai.
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka folur për programin e tij që ka në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se e mbështet sektorin privat.
“Unë jam përkrahje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, e për me pasë këtë është e pamundshme pa pasë një sektor privat të zhvilluar. Unë kam respekt e vlerësoj shumë punën e njerëzve që punojnë në sektorin privat. Ata punojnë për vete, ata paguajnë tatime, ata punësojnë njerëz, edhe paguajnë paga, dhe flas me respekt për punën e tyre”, ka thënë Hamza.
“Nuk mundet shteti me qenë i zhvillueshëm ekonomikisht pa pasë bizsnese të zhvilluara. Fokusi im është që përmes reformave, edhe në pjesën e politikave fiskale, edhe lehtësimin e qasjes në financa, për të krijuar një ambient miqësor dhe të përshtatshëm, jo vetëm për pronarët, që përmes zhvillimit të të punësuarve fokusin e kam në sektorin privat, që ata të realizojnë pastaj paga më të mira në sektorin privat, dhe ta përmirësojnë standardin e jetesës”.
“Dhe sigurisht, jemi për mbrojtjen e të drejtave në sektorin privat, ku kemi paraparë edhe themelimin e Gjykatës të Punës, edhe kemi paraparë Fondin prej Papunësisë, që është një mekanizëm që u garanton një siguri të punësuarve në sektorin privat, se e dimë që për një arsye apo arsye tjetër kompanitë mund të falimentojnë, edhe ata të mos ngelin pa të ardhura, por për një periudhe kohore shteti t’ua garantojë 80 për qind të pagës derisa ata të ristrukturohen, risitemohen. Fokusi i parë është i zhvillimit privat përmes krijimit të një ambienti miqësor”, tha Hamza.
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka folur për mbështetjen që e ka subjekti në të cilin bën pjesë nga qytetarët e vendit.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se me ekipin që ka, kanë bërë një program që përfaqëson nevojat e kosovarëve.
“Kemi filluar moti përgatitjet nga momenti i kandidimit tim zyrtar për kryeministër, kemi bërë shumë punë. Jemi gjatë në aktivitete në forma të ndryshme në Kosovë dhe diasporë. Kemi punuar edhe kemi bërë një program të mirë që adreson nevojat e qytetarëve. Kemi punuar me një ekip të jashtëzakonshme brenda PDK-së. Kam kontaktuar edhe njerëz të moshave të ndryshme jashtë PDK-së gjithandej, që të dalim me një program që i adreson preokupimet e qytetarëve”, ka thënë Hamza.
“Deri më tani vërehet një energji pozitive, një masovitet, dhe vërehet një përkrahje jashtëzakonisht e madhe për PDK-në. Unë jam pjesë e PDK-së që nga themelimi, kam qenë pjesë e të gjitha fushatave, dhe ua them me bindje se një energji e tillë, një masovitet i tillë për PDK-në, në tubimet e PDK-së, nuk është parë gjatë”.
“Prandaj, kjo më bën optimist, me një ekip të mirë, me një program të mirë, me një fushatë të mirë, mirë të menaxhuar dhe mirë të drejtuar. PDK pret rezultat të mirë zgjedhor dhe në të jemi ata që e drejtojmë qeverinë e vendit për katër vjet”, ka pohuar Hamza.
https://www.youtube.com/watch?v=TryRKn7wjxg