Hanoveri në këmbë për Bedri Hamzën: Kosova është shtëpia jonë e përbashkët

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot në kuadër të turneut të nëntorit në mërgatë është pritur në mënyrë madhështore edhe në Hanover të Gjermanisë.

Mbi një mijë bashkatdhetarë i kanë uruar mirëseardhje Hamzës, i cili i falënderoi për pritjen dhe mbështetjen e pa rezervë për të dhe vizionin e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Postimi i Hamzës në fb:

Diaspora foli me zë të fuqishëm në Hanover 🇽🇰🇩🇪

Një përkrahje e madhe, me entuziazëm dhe vullnet të fortë për ta bërë Kosovën më të mirë.

Diaspora është forcë dhe potencial i Kosovës. Është urëlidhje e jona me demokracitë dhe ekonomitë më të zhvilluara në botë. Ne, mundemi ma mirë. Ne, bashkë, siç kemi mundur në vitet e 90-ta, do të mundemi edhe tash. Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!

Shtëpia e zemrës, Kosova, do të bëhet shtëpia e së ardhmes së përbashkët!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.