Hoxhaj me emisarin britanik Peach: E rëndësishme mbështetja britanike në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-ministri i Jashtëm, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, sot është takuar me emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, sir Stuart Peach dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott.

Hoxhaj pas takimit, përmes një shkrimi dhe një fotoje të postuar në facebook¸ tha se mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën është tejet e rëndësishme në rrafshin ndërkombëtar.

Tutje, Hoxhaj tha se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Enver Hoxhajt:

Takim i shkëlqyeshëm me Emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe me ambasadorin Nicholas Abbott. E rëndësishme mbështetja britanike për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nga i cili duhet të rezultojë njohja e ndërsjell dhe për të përballuar kërcënimet e akterëve joperëndimor në Ballkan!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.