Hoxhaj nderon veprën e Cimës: Pusho i qetë Chaplini i Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka bërë homazhe te Teatri Kombëtar me rastin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi - Cima.

Ai është nënshkruar në librin e kujtimeve ku e ka përkujtuar aktorin.

Mes tjerash Hoxhaj ka shkruar se në “kohën e okupimit kur popullit të Kosovës po i veniteshin ëndrrat dhe shpresat, ishte Cima me humorin e tij që i mbante gjallë”.

"Pusho i qetë Charlie Chaplini i Kosovës, i lehtë të çoftë dheu.", ka shkruar Hoxhaj.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.