Hoxhaj në Ditën e të pagjeturve: Të jetë prioritet i parë çështja e të pagjeturve

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me deputetët tjerë të kësaj partie kanë bërë nderime përpara Memorialit për të Pagjeturit.

Sot dhe secilën ditë, ne nuk do të rreshtim për të kërkuar drejtësi për të bëmat e një regjimi gjenocidal serb që planifikoi shfarosjen e shqiptarëve, ka shkruar z. Hoxhaj në rrjetin social.

Pas nderimeve përpara Memorialit kushtuar Të pagjeturve, z. Hoxhaj ka shkruar:

“27 prilli është data e dhimbjes tonë të përbashkët kombëtare. Dita e Personave të pagjetur, na e rikujton çmimin e lartë që po vazhdon të paguajë populli ynë për lirinë. Sot dhe secilën ditë, ne do të jemi pranë familjeve të personave të pagjetur. Sot dhe secilën ditë, ne nuk do të rreshtim për të kërkuar drejtësi për të bëmat e një regjimi gjenocidal serb që planifikoi shfarosjen e shqiptarëve. Në vend të deklaratave boshe e ikjes nga përgjegjësia, të gjithë presim nga Qeveria që ta ketë prioritet të parë dialogun Kosovë – Serbi dhe zbardhjen e fatit të pagjeturve tanë sa më parë.”

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.