Hoxhaj në Skenderaj: Liria ka emër!

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Skenderaj, ku bashkë me kryetarin e Degës së PDK-së, Sami Lushtakun dhe kandidatët për deputetë të kësaj zone, kanë takuar familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj.

Salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të interesuarit për të qenë në këtë takim.

Hoxhaj e Lushtaku premtuan përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe rritje të pensioneve për këto kategori.

Pas takimit, z. Hoxhaj ka shkruar në rrjetin social, si vijon:

Statusi i Lushtakut:

Me kryeministrin në ardhje, profën Enver Hoxhaj, takuam familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj. Së bashku premtuam përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe rritje të pensioneve për këto kategori.

Mbështetja për PDK-në është masive nga kategoritë e dalura nga lufta. Me këtë mobilizim kaq masiv do të dalim fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit!

Ndërsa pas takimit madhështor në Burojë, z. Hoxhaj ka shkruar:

Zemrat rrahin në Burojë. Për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për UÇK-në, për PDK-në, për Kosovën, për Rimëkëmbjen, për fitoren!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.