Hoxhaj: Nga "Jo Negociata-Vetëvendosje", Kurti nisi bisedimet për autonomi për serbët në Kosovë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë mund të rinis në qershor.

Sipas Hoxhajt, Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa pasur një platformë apo strategji.

Postimi i plotë i Enver Hoxhajt:

Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.

Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji.

Nga Jo Negociata - Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës.

PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.