Hoxhaj për vdekjen e xhaxhait të Kadri Veselit: Shtëpia e familjes Veseli ishte simbol i rezistencës në luftë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Smajl Veselit, xhaxhait të Kadri Veselit.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook tha se Veseli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit.

“Me pikëllim mora lajmin e dhimbshëm për vdekjen e Smajl Veselit nga Broboniqi i Mitrovicës. Ai ishte babai i heroit të kombit Sabit Veseli dhe xhaxhai i Kadri Veselit.

Postimi i z. Enver Hoxhaj:

Me pikëllim mora lajmin e dhimbshëm për vdekjen e Smajl Veselit nga Broboniqi i Mitrovicës. Ai ishte babai i heroit të kombit Sabit Veseli dhe xhaxhai i Kadri Veselit.

Smajl Veseli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit. Shtëpia e familjes Veseli ishte simbol i rezistencës në luftën dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, miqve dhe dashamirëve të Smajl Veselit.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.