HOXHAJ PREMTON 30% RRITJE PAGASH PËR MJEKËT, BARNA FALAS DHE SIGURIM SHËNDETËSOR

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka premtuar se në qeverisjen e tij secila familje do të ketë nga një mjek, ndërsa barnat do të jenë falas për të gjithë pacientët.

Hoxhaj ka ripërsëritur edhe njëherë premtimin e tij se me planin e PDK-së për rimëkëmbje parashihet 30% rritje të pagave për mjekët si dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë i z. Hoxhaj në fb:

Në Ferizaj për ta shpalosur vizionin e rimëkëmbjes së shëndetësisë 🏥. Në qeverisjen tonë do të ketë nga një mjek për çdo familje dhe barna falas 💊. Me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore do t’i sigurojmë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike.

Menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare 🥼e mirëpritën planin tonë për rimëkëmbje 📈, ku parashihet edhe rritje e pagave 💶në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.

#Shpërndajeni në mbështetje të personelit shëndetësor dhe planit tonë të rimëkëmbjes! 👇

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.