Bëhu përkrahës i PDK-së

Hoxhaj pret ambasadorin Kosnett në seli të PDK-së

Hoxhaj pret ambasadorin Kosnett në seli të PDK-së

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim, ata diskutuan zhvillimet politike të ditëve të fundit, derisa Hoxhaj tha se u bisedua rreth rezultatit të zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja.

“Mirëprita ambasadorin amerikan në Kosovë në zyrat e PDK-së për të diskutuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, me theks të veçantë në rezultatet e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja. Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership”, ka shkruar Hoxhaj në twitter. 


Shpërndaje: