Hoxhaj: Sulmi ndaj Duriqit, i papranueshëm e qyqar, sa më parë të gjenden fajtorët

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, duke thënë se liria e mendimit, puna profesionale e mediave dhe gazetaria nuk mund të ndalen me dhunë. 

 

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj tha se sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit Visar Duriqi është i papranueshëm, qyqar dhe që godet drejtpërdrejt lirinë e demokracinë e shtetit tonë të ngritur me shumë mund.

 

Tutje Hoxhaj thotë se çdo herë ka çmuar punën profesionale të Visarit në shumë tema hulumtuese dhe të ndjeshme. 

 

Hoxhaj ka shprehur mbështetjen dhe solidarizimin e tij me Visar Duriqin, dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente që të veprojnë për t'i nxjerrë sa më parë aktorët e këtij sulmi para përgjegjësisë.

 

Lexoni statusin e plotë:

 

Liria e mendimit, puna profesionale e mediave dhe gazetaria nuk mund të ndalen me dhunë asnjëherë. Sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit Visar Duriqi është i papranueshëm, qyqar dhe që godet drejtpërdrejt lirinë e demokracinë e shtetit tonë të ngritur me shumë mund. Çdo herë e kam çmuar punën profesionale të Visarit në shumë tema hulumtuese dhe të ndjeshme. 

 

Duke shprehur mbështetjen time dhe solidarizimin me Visarin, u bëj thirrje organeve kompetente që të veprojnë për t'i nxjerrë sa më parë aktorët e këtij sulmi para përgjegjësisë.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.