Hoxhaj takoi Ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për situatën politike në Kosovë

Prishtinë, 26 shkurt 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde. Në takim u diskutua për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit dhe procesin e formimit te institucioneve të reja. 

Kryetari Hoxhaj bëri të ditur që PDK do të angazhohet për mbrojtjen e vlerave demokratike në Kosovë, e mbi të gjitha do ta mbikëqyrë realizimin e premtimeve të qeverisë ndaj qytetarëve të Kosovës. 

Ndër të tjera, Hoxhaj shtoi që Kosovës i duhet mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në planin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, si dhe çështjet e sigurisë, sundimit të ligjit e arsimit.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.