Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja

Prishtinë, 1 mars 2021 - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Muzafer Shala, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. 

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e krijuar nga pandemia Covid 19, ku u shpreh shqetësimi për vonesën në sigurimin e vaksinës anti-Covid për popullatën dhe ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e vendit. 

Tutje, Hoxhaj dhe Abbott kanë folur edhe për situatën aktuale politike në vend, pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. 

Hoxhaj duke thënë se PDK do të jetë opozitë konstruktive e qeverisë, ka theksuar se është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

Ai ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen e dhënë Kosovës gjatë kësaj periudhe dhe ka thënë se vendit i duhet edhe më tej përkrahja nga partnerët ndërkombëtarë në aspektin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, çështjet e sigurisë dhe sundimit të ligjit. 

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.