Hoxhaj takon Palmer: PDK kërkon një rol më të madh të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë, 31 maj 2021 - Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra kanë takuar në Prishtinë Zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Mathey Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin.

Kryetari Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës.

 

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.