Hoxhaj takon Szunyog: Të krijohen sa më parë institucionet, qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit

Prishtinë, 23 shkurt 2021 - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

 

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, për proceset e rëndësishme që e presin vendin në vijim, zhvillimin e dialogut Kosovë - Serbi dhe bashkëpunimin rajonal.

 

Hoxhaj ka theksuar nevojën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e menjëhershëm të qeverisë pas certifikimit të rezultateve, sepse qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit. Ai ka bërë të ditur që PDK-ja do të vazhdojë të jetë opozitë konstruktive.

 

"Rezultatet e dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit dhe pjekuria politike e partive tregon që Kosova ka demokraci të konsoliduar dhe të fortë, karshi vendeve të rajonit.", ka thënë Hoxhaj.

 

Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka inkurajuar PDK-në për të qenë opozitë konstruktive e pushtetit, gjë që për të cilën ka nevojë Kosova.

 


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.