Hoxhaj uron ditëlindjen e Thaçit: President, Kosova të pret!

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka uruar për ditëlindjen e 53-të të ish-presidentit Thaçi.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj e ka quajtur Thaçin lider të pakrahasueshëm që ndryshoi kursin e historisë së Kosovës.

“Udhëheqja e luftës çlirimtare dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës do të jenë përjetësisht të lidhura ngushtë e të pandashme nga emri i tij”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Urime, president!

Me 24 prill, 53 vite më parë, në Burojë të Drenicës u lind Hashim Thaçi. Një mik si asnjë tjetër dhe një lider i pakrahasueshëm që ndryshoi kursin e historisë së Kosovës duke u mishëruar përgjithmonë me të. Udhëheqja e luftës çlirimtare dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës do të jenë përjetësisht të lidhura ngusht e të pandashme nga emri i tij. Në ditëlindjen e tij të 53-të, me zemrat e lënduara që nuk e kemi pranë nesh, por, padyshim krenar për atë që ai përfaqëson, i dërgojmë urimet më të ngrohta themeluesit të shtetit tonë. Qoftë kjo ditëlindja e parë dhe e fundit që nuk e festojmë së bashku, president. Kosova të pret. Ne të presim!.