Intervistë në “Debat plus”, Bedri Hamza për Gjykatën Speciale: Ka devijuar nga misioni i saj, nuk është as transparente
I ftuar në emisionin Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, kritikoi qeverinë aktuale, duke e cilësuar si të paaftë për të sjellë rezultate konkrete dhe projekte të mëdha

I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka folur edhe për Gjykatën Speciale, në rast se ai zgjidhet kryeministër.
“Akuzat janë treguar të pavërteta, shpifje dhe është e ditur që kjo gjykatë ka marrë dokumente nga Prokuroria e Serbisë”, tha Hamza.
Ai theksoi se në këtë proces po shkelen të drejtat e të paraburgosurve dhe se gjykata ka devijuar nga misioni i saj fillestar.
“Kemi pritur që gjykimi të jetë në kohë dhe i drejtë. Sa i përket kohës, nuk është në kohë. Sa i përket drejtësisë, presim vendimin përfundimtar. Unë dua të besoj se ai do të jetë një vendim lirues, sepse nuk ka si të jetë ndryshe”, u shpreh Hamza.
Ai gjithashtu ngriti shqetësime për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies në punën e Gjykatës Speciale.
“A ka mungesë të transparencës? Absolut po. A ka mungesë të llogaridhënies? Absolut po”, përfundoi Hamza.
Kjo gjykatë ka devijuar misionin dhe nuk është ajo për të cilën ka votuar Kuvendi i Kosovës.
I ftuar në emisionin Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, kritikoi qeverinë aktuale, duke e cilësuar si të paaftë për të sjellë rezultate konkrete dhe projekte të mëdha.
“Me përfundu mandatin e plotë dhe mos me thënë se e kam nisur dhe e kemi përfunduar këtë projekt, kjo ndodh për herë të parë”, tha Hamza, duke e quajtur situatën një dështim total në aspektin e investimeve në infrastrukturë.
Ai shtoi se fundi i mandatit duhet të karakterizohet nga përurimi i projekteve, jo nga premtimet boshe.
“Fundi i mandatit është për të prerë shirita, jo për të bërë studime fizibiliteti dhe për të thënë se do të nisim këtë apo atë projekt”, tha ai.
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus” ka theksuar se puna e PDK-së matet me premtimet që i ka bërë në të kaluarën dhe që i ka realizuar.
Sipas Hamzës, rritja e pagave është një detyrim i Qeverisë dhe assesi bujari apo bamirësi.
Hamza ka thënë se në këtë qeveri po mungon transparenca dhe llogaridhënia.
“Ne matemi me premtimet që i kemi bërë dhe i kemi realizu. Janë një për një të listuara dhe nuk mundesh në fund të mandatit me thënë kemi me i bërë. Dy shtyllat kryesore në qeverisje janë transparenca dhe llogaridhënia, e që po mundojnë të dyjat. Llogaridhënia është ose në Kuvend, llogaridhënia është edhe përmes paraqitjes publike, përmes debateve, përmes pjesëmarrjes në debate. Sepse kur folëm për rritjen e pagave, nuk është ajo bujari ose bamirësi, ajo është detyrim i Qeverisë. Se ti je tu punu me paret e taksapaguesve të vendit dhe ti ki obligim edhe me qenë transparent edhe me pas llogaridhënie për ato”, u shpreh Hamza.
Tutje kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ai në Qeveri do të shkoj për të punuar e jo për të mësuar, pasi siç u shpreh, ai tashmë ka një bagazh të madh prapa vetes, por edhe një ekip që di t’i zbatoj planet.
Çka mu m’ka karakterizu në punën tem, edhe unë e kam përparësinë se nuk shkoj aty me mësu, shkoj aty me punu, se mbrapa vetes e kam një karrierë të ndërtuar, të kombinuar në sektor privat, ndërmarrje shoqërore, sektor publik, nivel lokal e nivel qendror edhe e kam shumë të qartë se çka duhet me bë javën e parë dhe jo me shku e me prit aty se çka po vjen në radhë edhe me mendu ti që mandati të zgjatë, ti garon për 4 vjet, por mandati të zgjatë nja 10 vjet për me i kry punët tua. Si të nisen në kohë, nuk mun i realizon dhe në fund të mandati, nuk mundesh me thënë këto i kom pas premtimet e kom fillu studimin e fizibilitetit, jo more në fund të mandatit duhet me i pre shiritat, duhet me i dorëzu projektet. Me program të qartë, me premtime e projekte të matshme, me financim të qartë, është mirë me e pas programin, por programi nuk është garantues që ki me pas sukses. Nëse s’ki rreth vetes ekip që ta zbaton programin, nëse t’i nuk i mban përgjegjës në baza periodike vartësit e tu, ministrat a e kanë zbatu programin. Nëse ata futen në një konfortzonë, edhe s’punojnë, s’kanë llogaridhënie, ju mungon transparenca, nuk e kanë shqetësimin se a e humbin vendin e punës edhe e kryjnë angazhimin e tyre politik, sepse kryeministri i mbron me çdo kusht, kushdo qoftë ai, sigurisht që rezultatet mungojnë”, u shpreh Hamza.
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi rëndësinë e mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe llogaridhënies për të arritur rezultate konkrete, gjë që mungon te qeveria aktuale.
“Prapa vetes kam një karrierë në sektorin privat e publik, në nivel qendror e lokal. Me program të qartë, me financim të qartë”, tha Hamza.
Ai nënvizoi domosdoshmërinë e mbajtjes përgjegjëse të vartësve.
“Duhet t’i mbash përgjegjës vartësit e tu në mënyrë periodike, se a e zbatojnë programin. Nëse ata futen në një zonë komforti, s’kanë llogaridhënie, i mungon transparenca. Nëse ata s’kanë frikë se e humbin vendin e punës, sepse kryeministri i mbron, sigurisht se rezultatet mungojnë”, tha Hamza.
Ai theksoi se nuk e toleron mungesën e efikasitetit.
“Unë nuk bëj kompromis me suksesin, as me veten, as me ata që më rrethojnë. Nëse dëshiron ta përfundosh punën, atë duhet ta nisesh në kohë. Nuk punon, ecë!”, ka thënë ai.
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët e luftës.
Ai ka thënë se do të punojnë që veteranëve t’iu mundësohet që të punojnë edhe në sektorin privat.
“Tek veteranët është edhe një çështje tjetër është një pengesë në ligj që unë jam e bindur që është e padrejtë po kjo duhet të rregullohet që të iu njihet e drejta për me punu në sektorin privat. Një veteranë që e ka gjendjen e mirë shëndetësore e merr një kontribut për angazhimin e tij në luftë, punon në sektorin privat i rritë të ardhurat për vetin dhe familjen e vet, paguan edhe tatim në të ardhurat dhe normalisht e përmirëson gjendjen ekonomike”, tha Hamza.