Gjeneral Xhevahir Geci i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë “Një herë në shërbim të atdheut – gjithmonë në shërbim të tij”.
“Një herë në shërbim të atdheut – gjithmonë në shërbim të tij. Luftëtar i orëve të para në UÇK, Gjeneral Brigade në FSK, historian dhe personalitet me vlera të mëdha.
Jam i lumtur dhe krenar që Gjeneral Xhevahir Geci do të bashkudhëtoj me ne për ta bërë Kosovën ma të mirë.
Mirë se vjen, Gjeneral!” – ka shkruar Krasniqi.