Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot strukturat e PDK-së në Prizren dhe në Malishevë, ku ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës është parti që është ndërtuar duke kontribuar për Kosovën.
Z. Hoxhaj ka vlerësuar lart takimet, duke shkruar se të gjithë kanë shprehur optimizëm dhe entuziazëm për zgjedhjet.
“Kryetari i degës, Shaqir Totaj, kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët e partisë shprehën optimizëm e entuziazëm të madh për zgjedhjet që po vijnë”, ka cekur ai.
Postimi i z. Hoxhaj pas takimit me strukturat e degës së PDK-së në Prizren:
“Partia Demokratike e Kosovës është parti që është ndërtuar duke kontribuar për Kosovën! Takimi me strukturat e PDK-së në Prizren, ishte i jashtëzakonshëm. Kryetari i degës, Shaqir Totaj, kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët e partisë shprehën optimizëm e entuziazëm të madh për zgjedhjet që po vijnë.
Pikërisht zëri i tyre do të jetë vendimmarrës në zgjedhjet e ardhshme. PDK vazhdon të forcohet, sepse së bashku do të forcojmë edhe më tutje shtetin e Kosovës. #PDK
”
Ndërsa për takimin me strukturat e degës së PDK-së në Malishevë, z. Hoxhaj ka shkruar:
“Së bashku, Kosovës do t’i japim qeverisjen që meriton! Sot, bashkë me kryetarin e degës, Isni Kilaj pamë entuziazëm dhe mobilizim të plotë të strukturave të PDK-së në Malishevë!
Secila degë, nëndegë, secili anëtar, do të vendosë vet për kandidaturat e PDK-së në listën zgjedhore, si dhe për ofertën programore. Vendimmarrja do të vijë nga baza dhe zëri i secilit anëtar do të dëgjohet.
Në PDK, fuqizimi i demokracisë së brendshme është element kyç, i cili do t’i shërbejë fuqizimit të mëtutjeshëm të partisë dhe vet shtetit tonë.
Shpërndajeni në mbështetje të PDK-së!
”