Këshilli Drejtues i PDK-së, me unanimitet ka vendosur për të mos e mbështetur kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur takim në të cilën, Kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj ka falënderuar secilin anëtar për angazhimin në zgjedhjet e fundit, pavarësisht rezultatit i cili nuk është siç pritej.

Në rrjetin social, z. Hoxhaj ka cekur se “ky Këshill, si organi më i lartë i partisë, me unanimitet ka vendosur për të mos e mbështetur kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente”.

Postimi i plotë i z. Hoxhaj në fb:

Sot Partia Demokratike e Kosovës mbajti takimin e Këshillit Drejtues. Në fjalën time, kam falënderuar secilin anëtar për angazhimin në zgjedhjet e fundit, pavarësisht rezultatit i cili nuk është ai që e kemi pritur si parti. Zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të lexohen drejt nga secili prej nesh dhe është thirrje për të punuar sa më shumë në krijimin e një Fronti opozitar e qytetar ndaj pushtetit të ri.

Në një debat të hapur ku kanë diskutuar mbi gjysma e anëtarëve, janë nxjerrë disa vendime me rëndësi strategjike për rrugën e re politike që do ta ndjekë PDK-ja tani e tutje. Ky Këshill, si organi më i lartë i partisë, me unanimitet ka vendosur për të mos e mbështetur kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.

Po ashtu, ka autorizuar partinë për hartimin e një dokumenti strategjik për reformë të brendshme, i cili do t'i japë drejtim sjelljes sonë politike, mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe krijimin e frontit opozitar përballë pushtetit.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.